×
"Lutje nga Kurani dhe Suneti për një umre të suksesshme dhe të paharrueshme" është një përmbledhje praktike dhe udhëzues shpirtëror i përgatitur nga Kastriot Bardhi. Libri përmban rregullat, etikën dhe rëndësinë e lutjes si thelb i adhurimit, si dhe një përzgjedhje lutjesh të mbështetura në Kuranin e Madhërishëm dhe Sunetin e Profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!). Ai shërben si një doracak i vlefshëm për çdo pelegrin gjatë kryerjes së riteve të umres, duke ndihmuar besimtarin t'i drejtohet Krijuesit me përulësi, dije dhe përkushtim.